Kombëtarja e femrave mori pikën e parë në kualifikueset e Botërorit 2019. Shqipëria barazoi 1 – 1 takimin në fushën e Polonisë të premten.

Golit të shpejtë të vendaseve iu kundërpërgjigj Morina në minutën e 74’. Ky është rezultati i parë pozitiv pas 5 humbjeve radhazi në Grupin 2. Sfida e radhës do të jetë ndaj Bjellorusisë në të martën në Elbasan. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Armir Grima do të kërkojnë një tjetër rezultat.

Tv Klan