17-vjeçarja Hyska shmang një disfatë më të thellë

Kombëtarja e femrave e humbi me rezultatin 3 – 0 sfidën në fushën e Skocisë që vlen për kualifikueset e Euro 2022. Vajzat kuqezi qëndruan në mbrojtje, duke e ruajtur rezultatin 0 – 0 deri në minutën e 37’ ku shënoi kapitenia e skocezeve Corsie.

Në pjesën e dytë devijimi i Arbiona Bajraktari solli golin e dytë, ndërsa në minutat shtesë Weir realizoi me penallti të tretin. Një paraqitje të mirë pati Antigona Hyska, e cila mbrojti portën dhe shmangu një humbje më thellë. 17-vjeçarja debutoi me Kombëtaren A.

Shqipëria do të presë Qipron në sfidën e radhës më 27 Nëntor, për ta mbyllur me Portugalinë më 1 Dhjetor në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Amir Grima ka 3 pikë pas 6 ndeshjesh dhe renditet e parafundit në grup.

Tv Klan