Kombëtarja e femrave miqësore me Italinë U19

Kombëtarja e femrave miqësore me Italinë U19

14:40 09/01/2017

Kombëtarja e femrave do të zhvillojë të mërkurën një miqësore me Italinë U19 në Elbasan. Duke qenë një test trajneri Armir Grima ka grumbulluar lojtare nga kampionati shqiptar dhe kosovar.

Duke qenë se përballë do të kemi ekipin U19 të Italisë, kemi vendosur që t’i japim pak më shumë prioritet dhe kemi vendosur që të afrojmë vajzat e kampionatit shqiptar, që të kenë një mundësi për të luajtur me ekipin kombëtar. Të shofim më nga afër edhe gjendjen e vajzave që luajnë në Kosovë”

është shprehur Trajneri Kombëtares së femrave, Armir Grima

.

Kjo përballje shërben për të parë lojtare të vlefshme për fazën paraeliminatore të Botërorit 2019 që do të zhvillohet në muajin prill. Vajzat kuqezi janë në pritjet të skuadrave rivale.

Të kemi pak fat do të ishte mirë. Preferencat pastaj janë të ndryshme, por t’i bëjmë hyzmetin punës, të stërvitemi mirë në mënyrë që të bëjmë një përfaqësim sa më të mirë

.

Hyrja për miqësoren e femrave Shqipëri – Itali U19 do të jetë falas.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori