Kombëtarja e femrave arriti fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit 2019.

Shqipëria mundi me rezultatin 1 – 0 Bjellorusinë në sfidën e luajtur pasditen e së martës në Elbasan. Goli u realizua në çastet e fundit me Luçije Gjinin.

Një tjetër rezultat pozitiv pas barazimit 1 – 1 pak ditë më parë në fushën e Polonisë që e ngjitin në vendin e katërt Shqipërinë në kuotën e 4 pikëve, duke lënë pas Bjellorusinë.

Ndeshja e fundit e kualifikueseve do të luhet më 4 shtator me Skocinë në shtëpi.

Tv Klan