Kombëtarja e femrave nuk do të ketë një garë të lehtë në kualifikueset e Europianit 2021. Vajzat kuqezi janë në të njëjtin grup me Skocinë, Finlandën, Portugalinë dhe Qipron. Përfaqësuesja skoceze dhe ajo portugeze ka qenë edhe herë tjetër kundërshtare të Shqipërisë.

Ndeshjet do të të nisin në gusht të këtij viti dhe në finale kalojnë direkt fituesit e secilit grup dhe 3 vendet e dyta me rezultatet më të mira. 3 përfaqësueset e fundit që kalojnë në Europian do të përcaktohen në takimet play off.

Tv Klan