Alibegaj: Kemi kundërshtarë të fortë, po punojmë për të ardhmen

Një Kombëtare që po ndërtohet nga e para. Mirza Alibegaj ka grumbulluar vajza të reja për kualifikueset e Eurobasket 2021. Shorti është tepër i vështirë me skuadra si Turqia dhe Serbia, që janë mes 10 më të mirave te botës, por edhe Lituania që ka një përfaqësuse të konsoliduar.

“Ne përballë këtyre kundërshtarëve jemi amatorë. Kemi një stategji që do të aktivizojmë lojtare të reja, të cilat kanë 3-4 vite që luajmë me Kombëtaret e moshave dhe të sigurojmë të ardhmen e kësaj Kombëtareje”, shprehet trajnerja e Kombëtares.

Mirza Alibegaj thotë se puna për të rritur nivelin duhet të nisë që nga skuadrat vendase, madje që nga moshat.

 “Është punë të gjithë ekipeve që bëhet në kampionatin shqiptar me brezat e rinj”, shton trajnerja Alibegaj.

Shqipëria i nis kualifikueset e Europianit me Lituaninë më 14 Nëntor në transfertë. Sezonin e kaluar lituanezet na mundën me rezultatin 146–58, një paraqitje për t’u harruar e vajzave kuqezi.

Tv Klan