Kuqezinjtë kualifikohen pas fitores me Qipron

Kombëtarja Shqiptare e minifutbollit me nga 6 lojtarë siguroi kualifikimin për në Kupën e Botës që do të mbahet këtë vit në Gjermani.

Kuqezinjtë mundën Qipron 4 – 1 me përmbysje në sfidën e luajtur këtë të dielë në Moldavi.

Shqipëria mori pjesë në Eurocup që shërbente edhe si kualifikuese për Kupën e Botës 2023 duke regjistruar 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Tv Klan