Reja nis konturimin e formacionit

Seanca stërvitore e së martës ishte e para ku kombëtarja ishte krejtësisht e plotë. Të gjithë futbollistët ishin pjesë dhe tekniku Reja pati mundësinë të shihte formën e tyre.

Edhe Marash Kumbulla u aktivizua pas dyshimeve për formën e tij. Trajneri pati mundësinë edhe të aplikojë një formacion të mundshëm për të kuptuar se si do të ishte sjellja e lojtarëve dhe sa të vlefshme mund të ishin kombinimet në fushë.

Mësohet se trajneri është ende i pavendosur për portën, por me gjasë Etrit Berisha do të jetë titullar.

Në mbrojtje veç Hysajt, Ismajlit dhe Gjimshitit u provua Kumbulla dhe Trashi. Bare, Gjasula dhe Abrashi nuk mungojnë në mesfushë. Ky i fundit ende nuk ka rikuperuar nga dëmtimi.

Pritet të mësohet përfundimisht gjendja e tij nga stafi mjekësor. Në repartin e sulmit ka disa mundësi zgjedhjeje, por trajneri pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë sulmuesit më në formë.

Pasditen e sotme kombëtarja do të zhvillojë seancën stërvitore zyrtare para ndeshjes me Poloninë, gjatë së cilët trajneri do të marrë vendimet për formacionin titullar.

Tv Klan