Pretendohen pikë për Botërorin dhe Olimpiadën

Shqipëria e nisi mbarë SES Cup që po mbahet në Kolashin. Erjon Tola u rendit i dyti në klasifikimin e përgjithshëm të garës së salomit të mbajtur të mërkurën.

Një rezultat inkurajues edhe për Kevin Qerimin, i cili e mbylli i katërti ditën e parë.

Mes vendeve ballkanike, në garën e meshkujve kuqezinjtë u ngjitën në podium me Tolën të parin dhe Qerimin të dytin.

Ses Cup, që do të zhvillojë garat deri më 16 Janar, është edhe një përgatitje për Botërorin për Kombëtaren e Shqipërisë.

Tv Klan