Reja: Reagim energjik pas humbjes me Izraelin

Pritet një reagim ndaj Islandës pas humbjes me Izraelin. Kombëtarja shqiptare ka nevojë jo vetëm për të marrë një fitore në këtë fushatë të Nations League.

“Duhet reaguar kur pëson gol. Është aspekti mendor që duhet t’i ndihmojë lojtarët që të reagojnë për ta përmbysur ndeshjen. Kur humb një ndeshje, duhet të futesh në atë të radhës me më shumë vendosmëri dhe motivim. Nuk duhen bërë gabime duke menduar atë çka ndodhi në ndeshjen e mëparshme. Duhet të jemi me karakter të fortë”, u shpreh trajneri Reja.

Për të arritur një fitore ndaj Islandës duhet që të gjithë, lojtarë dhe tifozë të jenë të bashkuar.

“Duhet të jemi bashkë, vetëm të qenit bashkë na sjell rezultate. Kemi mundësi të rregullojmë detajet dhe detajet kanë diferencën. Kjo ndeshje për moral dhe të tregojmë që mund të ringrihemi më të fortë”, tha Cikalleshi.

Sfida Shqipëri – Islandë që do të luhet në “Air Albania” në 20:45 do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan