Kombëtarja kërkon revanshin me Turqinë

Kombëtarja kërkon revanshin me Turqinë

17:30 09/10/2019

Veseli e Trashi: Ekipi ka besim te fitorja

Kuqezinjtë e quajnë vendimtare përballjen e së premtes me Turqinë. Kundërshtari është dorëzuar vetëm në fushën e Islandës dhe synon një nga dy vendet e para në grup. Për Frederic Veselin mund të përsëritet rezultati i miqësores së 2 viteve më parë në Antalia.

 “Ka shumë rëndësi kjo ndeshje sepse bëjmë një hap përpara, nëse fitojmë, pse jo mos me vazhduar këtë edicion dhe të bëjmë diçka shumë pozitive. Mund ta mundim Turqinë siç e bëmë dhe në Antalia”.

Lorenc Trashi i cili është një nga lojtarët e Superligës në këtë grumbullim mendon se duhet të jenë të kujdesshëm, nëse duan rezultat në këtë përballje.

Në Turqi duhet të jemi kompakt dhe t’i shfrytëzojmë ato dy tre raste që ti shfrytëzojmë në maksimum“.

Ndeshja Turqi – Shqipëri do të luhet në stadiumin e Fenerbache dhe nuk do të mungojë mbështetja e tifozerisë kuqezi.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori