Formohet skuadra e të amputuarve, test miqësor kundër Greqisë

Kombëtarja shqiptare tashmë ka 12 skuadra kuqezi, që mund të sfidojë këdo në arenën ndërkombëtare. E cilësuar si “Superkombëtarja kuqezi”, ekipi i amputuarve është skuadra më e re në vendin tonë. Për shumë mbase i panjohur, por njohja me këta djem shërben për të gjetur forcën dhe motivimin që vetëm këta djem dinë të transmetojnë.

Sporti është shumë i rëndësishëm teksa shohim që jeta mund t’i ndryshojë gjithsecilit. Ne shohim që këta djem kanë gjetur forcën për t’u ngritur dhe për ta ndjekur prapë pasionin e tyre”.

Edhe stërvitja për këta djem është speicifike dhe sigurisht kërkon një impenjim të madh. Kombëtarja e amputuarve do të luajë një test miqësor ndaj Greqisë për të konsoliduar grupin.

Klan News