Sylvinho kyç dyert, piketon skemën për duelin anti-Poloni

Larg fokusit të kamerave për të përgatitur në detaje duelin me Poloninë. Kombëtarja shqiptare i dha fund seancave stërvitore në Tiranë dhe është gati për sfidën e së hënës.

Trajneri Syvlinho ka vendosur të kyçë dyert në fushën stërvitore të “Shtëpisë së Futbollit” për të shmangur rrjedhjen e informacionit te kundërshtarët. Braziliani ka vendosur piketat se kush do të jenë futbollistët që do hidhen në lojë që nga minuta e parë.

Për fatin e mirë, deri më tani nuk raportohet për mungesa, me Sylvinhon që e ka të gjithë grupin në dispozicion. Skema pritet të jetë ajo 4-3-3, por që natyrisht do të ndryshojë në varësi të lojës së kundërshtarit dhe rezultatit.

Polonia do të jetë më e uritur se kurrë për të marrë pikë ndaj kuqezinjve pas asaj humbje 3-1 ndaj Republikës Çeke. Një disfatë nga e cila kombëtarja kuqezi kërkon të përfitojë për t’i nisur me fitore kualifikueset e Euro 2024. Përballja do transmetohet ekskluzivisht falas në televizionin Kombëtar “Klan”.

Klan News