Humbja me Italinë është hedhur pas krahëve në kampin e Kombëtares Shqiptare. Mbrojtësi Mario Mitaj në daljen para mediave, pranoi se vepruan gabim në momentet e pësimit të golave, difekte që janë përpjekur t’i përmirësojnë në seancat stërvitore.

Mitaj shtoi se e kanë analizuar në detaje Kroacinë dhe janë përgatitur siç duhet për të marrë rezultat pozitiv. Mbështetja e tifozëve kuqezi do të jetë një tjetër shtysë për të marrë maksimumin në fushën e lojës. 20-vjeçari identifikoi edhe lojtarin që mund të bëj diferencën.

Kombëtarja shqiptare do të zhvilloj përgatitjet e fundit në stadiumin e Hamburgut, ku luhet edhe ndeshja e 19 Qershorit. Momentalisht, kuqezinjtë gjenden në vendin e tretë të grupit B të Europianit me 0 pikë pas një takimi.

Klan News