Përfaqësuesja shqiptare e futbollit i është drejtuar sot Shkodrës për seancën e fundit stërvitore në “Loro Boriçi”, aty ku këtë të shtunë do të luhet sfida ndaj Skocisë.

Deri tani në dyshim mbetet sulmuesi Eros Grezda, por edhe Emanuele Ndoji, të cilët janë stërvitur të diferencuar nën kujdesin e përgatitësit atletik të ekipit.

Shpresa ka që Grezda të rikuperohet në kohë për ndeshjen e fundit të kombëtares në Ligën e Kombeve. Në përgatitjet e këtij takimi skuadrës i munguan Ramadani, Lenjani dhe portieri Hoxha. Edhe Balliu që u thirr nga Panucci nuk u lejua nga skuadra e tij Metz që t’i bashkohej kombëtares. Albion Ademi i shpresave u afrua më skuadrën e parë. Seanca e sotme do të mbahet në 18:30 ndërsa më herët Christian Panucci do të dalë në konferencën për shtyp.

Tv Klan