Futbollistët e parë mbërritën që të dielën në grumbullim
Futbollistët të cilët kishin zhvilluar të premten dhe të shtunën ndeshjet me ekipet e tyre mbërritën që të dielën në grumbullimin e Kombëtares.
Ata zhvilluan një seancë të lehtë në palestër dhe më pas në fushë. Sot pritet që grupi të plotësohet për të nisur zyrtarisht përgatitjet për miqësoret me Kilin e Suedinë që do të zhvillohen më 22 dhe 25 Mars, sfida që do të transmetohen në TV Klan.
Trajneri Silvinjo ka në listën e tij 26 futbollistë dhe këto takime do të jenë një test i rëndësishëm për grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Euro 2024, një turne që është ekskluzivitet i Televizionit Klan.
Tv Klan