Kombëtarja niset drejt Turqisë

Kombëtarja niset drejt Turqisë

16:10 10/10/2019

Reja: Shkojmë për të fituar ndeshjen

Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur në Turqi ku do t’i nënshtrohet seancës zyrtare të stërvitjes një ditë para ndeshjes me kombëtaren vendase. Siç zbuloi para nisjes në Rinas, tekniku Reja u ka kërkuar lojtarëve të bëjnë një ndeshje perfekte.

“Kemi gjithë javën që mendojmë për ndeshjen dhe shpresoj të arrijmë rezultat pozitiv. Mendimet tona janë gjithnjë pozitive. Kur shkon në një ndeshje të niveleve të tilla, por sidomos kur je ndaj Turqisë, një skuadër me vlera të mëdha, duhet të përgatitesh mirë. Nuk duhet të bëjmë absolutisht asnjë gabim, të dalim në fushë me besim, dhe të përpiqemi që ta komandojmë ne ndeshjen, nëse është e mundur”.

Kombëtares në këtë përballje do t’i mungojnë Mavraj, Hysaj dhe Sadiku.

“Ju e dini që nuk mund të qajmë për atë që nuk e kemi. Ne kemi shumë lojtarë që na japin mundësi t’i zëvendësojmë, dhe ata që do të dalin në fushë padyshim që do të luajnë mirë. Ne shkojmë gjithnjë për të dalë mirë, pastaj rezultati është pasojë e lojës”.

Më shumë detaje rreth formës së kombëtares dhe mënyrës si do të luajë me Turqinë, Reja do të japë në konferencën zytare për shtyp në orën 19.00.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori