Këtë të mërkurë Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka bërë vetëm një seancë stërvitore. Lojtarët janë impenjuar në mesditë, fillimisht me ushtrime në palestër e më pas në fushë.

Pjesë e stërvitjes ka qënë taktika dhe vendosja e lojtarëve në mënyrë që të mos lihen hapësira mes reparteve si dhe të neutralizohen aksionet kundërshtare.

Gjatë pasdites, është vijuar me analizat me video të ndeshjeve të kombëtares italiane, por edhe të levizjeve që bëjnë futbollistët e kësaj kombëtareje.

Sylvinho kërkon që futbollistët e tij të kuptojnë karakteristikat e italianëve në mënyrë që të jetë të përgatitur që gjatë ndeshjes të mund të parashikojnë veprimet e tyre.

Tv Klan