Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vazhdon grumbullimi i ekipit tonë kombëtar të futbollit. Sot në mëngjes u bashkua me ekipin e tij edhe Altin Haxhi. Në kampin shqiptar tashmë gjithçka ka hyrë në moton e programuar që më parë nga Hafizi. Sot paradite ekipi ynë zhvilloi një seancë teorike, diskutim profesional i ndeshjeve të kundërshtarit Norvegjisë.

Titullarët e ekipit tonë por edhe më të rinjtë janë në një gjendje psikologjike dhe fizike mjaftë të mirë. Rudi Vata, Tare, Rraklli, Kola, Strakosha, e deri tek Bogdani janë optimist për ndeshjen me Norvegjinë, ku pretendimet janë edhe për fitimet e saj.

I përmbajtur dhe larg euforisë Hafizi, tek i cili më shumë se tek të tjerët rëndon pasha e këtij takimi./tvklan.al