Kombëtarja Shpresa e mbylli me barazim fushatën kualifikuese të Europianit 2019.

Takimi i kuqezinjve të rinj në fushën e Estonisë përfundoi me rezultatin 2 – 2. Pavarësisht golave të Taulant Seferit, Shqipëria e 21-vjeçarëve nuk arriti të marrë fitoren.

Estonezët barazuan në minutat e fundit. Kombëtarja Shpresa në 10 ndeshje kualifikuese grumbulloi 7 pikë, duke u renditur e parafundit në grup.

Tv Klan