Humbje në miqësore edhe për Kombëtaren Shpresa. Shqipëria U21 u mund 3 – 0 nga Franca në sfidën e luajtur mbrëmjen e së hënës në Tiranë. 21-vjeçarët francezë zotëruan takimin. Skuadra e Alban Bushit mbajti portën të paprekur deri në minutën e 22’. Mousset kaloi në avantazh Francën.

Mefushori i Bournemouth realizoi përsëri para pushimit mes dy pjesëve. Me rifillimin e lojës Siebatcheu shënoi golin e sigurisë për Francën. Kjo miqësore shërbente si një test i fundit para nisjes së kualifikueseve të Europianit 2019.

Kombëtarja Shpresa do të presë Estoninë U21 më 12 qershor në Elbasan. Në grupin e Shqipërisë është Spanja, Sllovakia, Islanda dhe Irlanda e Veriut.

Tv Klan