Disfatë 5-0 me ekipin kryesues, por renditja më e mirë e sezoneve të fundit 

Kombëtarja Shpresa e mbylli me humbje fushatën kualifikuese të Europianit. Kuqezinjtë 21-vjeçar u mundën 5-0 nga Anglia në takimin e luajtur në Wolverhampton.

Skuadra angleze dominoi lojën duke shënuar golin e parë vetëm pas 5 minutash. Aksionet e Shqipërisë ishin të pakta. Albion Marku iu afrua golit në fillimin e pjesës së dytë.

Portieri Marco Molla priti penalltinë që shkaktoi në minutën e 80’. Anglia e kishte siguruar kualifikimin në finalet e Europianit më herët, ndërsa Shqipëria e mbylli në vendin e tretë me 14 pikë, një pozicionim më i mirë në krahasim me sezonet e kaluar.

Kombëtarja Shpresa në këtë fushatë eliminatore  arriti 4 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Tv Klan