Kombëtarja “Shpresa” zhgënjen në miqësore




Kombëtarja “Shpresa” zhgënjen në miqësore

23:59 09/06/2021

Eksperiment me lojtarët e Superligës, Shqipëria U-21 mposhtet nga Bullgaria

Fitorja në kualifikueset e Europianit 2023 përballë Andorrës është harruar shumë shpejt te përfaqësuesja Shpresa e Shqipërisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi zhgënjyen totalisht në miqësoren e luajtur në Sofje përballë Bullgarisë, duke pësuar një disfatë shokuese. Plot katër herë shënuan vendasit, me Bushin që kishte rezervuar minuta për futbollistët që aktivizohen në Kategorinë Superiore.

Bullgarët kapën në befasi kuqezinjtë, teksa realizuan 3 herë në harkun kohor të 11 minutave. Shopov, Petrov dhe Gruev prishën harmoninë e Shpresave tona, që nuk arritën të merrnin veten, duke mos qenë shumë të rrezikshëm në portën kundërshtare. As ndryshimet që bëri trajneri Bushi në pjesën e dytë nuk sollën pothuajse asgjë në lojë, me Nikolov që shënoi edhe të 4-in me penallti për Bullgarinë U-21.

Një test miqësor që nuk dha përgjigjet e duhura për trajnerin Bushi, i cili duhet të punojë akoma dhe më shumë për të konsoliduar grupin.

Klan News





Të ngjashme