Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar në Tbilisi këtë të shtunë, aty ku do të luhet sfida me Gjeorgjinë ditën e hënë, më 14 Tetor, duke nisur nga ora 18:00.

Mesfushori Ardion Pajaziti, ka lënë grumbullimin në Pragë, për shkak se është i skualifikuar nga kartonët me Shqipërinë U-21.

Sipas rregullores së UEFA-s, mesfushori nuk mund të luajë me asnjë nga ekipet kuqezi në këto data.

Pas mbërritjes në hotel, skuadra ka bërë një seancë të lehtë në palestër, ndërsa nesër do të mbyllë edhe përgatitjet për këtë ndeshje. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin që do të luhet ndeshja ndaj Gjeorgjisë, “Mikheil Meskhi”.

Ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan. /tvklan.al