Mbi 12 mijë bileta të shitura për sfidën me Moldavinë

Dy mungesa të rëndësishme në seancën e radhës stërvitore të kombëtares shqiptare. Berat Gjimshiti, i cili është bërë baba për herë të dytë nuk ka marrë pjesë në seancën e radhës, ndërsa në dyshim për duelin mbetet edhe Frederik Veseli.

Mbrojtësi ka marrë një goditje në shpatull dhe rrezikon mungesën ndaj Moldavisë. Seanca e pasdites së kësaj të mërkure u zhvillua në stadiumin kombëtar “Air Albania”, aty ku do të luhet edhe përballja. Një shans i mirë lojtarët dhe stafin për t’u përshtatur me kushtet e fushës.

Edhe interesi për këtë 90 minutësh duket i madh. Rreth 12 mijë bileta janë shitur tashmë për sfidën e së shtunës, teksa numri pritet të rritet në orët e ardhshme.

Prej 10 ditësh, Sylvinho po eksperimenton lojtarët për të vendosur më pas se cili do të jetë i aftë për të luajtur si titullarë, në një ndeshje tepër vendimtare për kuqezinjtë. Kombëtarja shqiptare luan më 17 Qershor ndaj Moldavisë në “Air Albania” ky synohet fitorja e parë në këtë grup eliminator të Euro2024.

Përballja transmetohet falas në Televizionin Kombëtar “Klan”.

Klan News