Kombëtarja shqiptare U-17 luajti ndeshjen e fundit në raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit, që do të mbahet në Shqipëri.

Kuqezinjtë u mposhtën 2-1 nga Uellsi, në sfidën e grupit B6. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Shqipërisë, pas golit të shënuar nga Leon Myrtaj në minutën e 20-të.

Megjithatë në fraksionin e dytë, uellsianët përmbysën gjithçka, falë dopietës së William Grainger, në minutat 63 dhe 76.

Ndeshjet e grupit B6 të raundit të dytë të kualifikuesve të Kampionatit Europian u zhvilluan në vendin tonë, nën organizimin e Federatës së Futbollit. Uellsi kryeson grupin me 4 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 3 pikë. /tvklan.al