Kombëtarja e vajzave deri 19 – vjeç, e nisi me humbje fazën kualifikuese të Europianit 2017. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede humbi thellë 11 – 0 takimin me Skocinë, i luajtur të mërkurën në Tiranë.

Një lojë e zotëruar nga përfaqësuesja skoceze, që merr kreun e grupit, ndërsa është ndër disfatat më të thella të 19-vjeçareve shqiptare.

Një humbje të këtyre përmasave Shqipëria e kishte pësuar me Norvegjinë 2 vite më parë. Vajzat kuqezi patën vetëm një goditje jashtë pasqyrës së portës. Në takimin tjetër të luajtur sot në Durrës, Serbia mundi Qipron me rezultatin 3 – 0.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Serbisë që do të zhvillohet të premten në orën 14:00 në Tiranë. Kjo fazë kualifikuese mbahet në vendin tonë.

Tv Klan