Reja: Do përpiqemi të marrim rezultat pozitiv

Ekipi kombëtare i futbollit u nis paraditen e sotme drejt Francës për ndeshjen ndaj kombëtares vendase e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Ora 10:15 e paradites së të enjtes, kombëtarja udhëton për në Francë harmoni grup i plotë reja i bindur se ka shanse për rezultat pozitiv.

Edoardo Reja, trajner i Kombëtares :Unë jam shumë i kënaqur me djemtë për arsye të impenjimit që kanë patur. Jam i bindur se mund të bëjmë mirë.

Por sa do të jetë e mundur kjo, përballë një kundërshtari që është kampion bote

Edoardo Reja, trajner i Kombëtares: Sigurisht që është një skuadër e një niveli të rëndësishëm. E dimë forcën e saj. Ndonjë lojtar i tyre është disi i çalë  dhe kjo na volitet, pasi Mbappe është një lojtar që të vë në vështirësi por ata kanë një grup me vlera absolute.

Teknikut nuk i është dashur të punojë nga ana psikologjike për këtë ndeshje, pasi sikurse thotë, të gjithë janë të motiovuar.

Edoardo Reja, trajner i Kombëtares: Motivimi është i madh, kush nuk do të ishte i motivuar të luante kundër Francës, edhe unë do të doja të luaja po të isha ca vite më i ri.

Të gjithë me radhë të qetë, lojtarët e kombëtares zbritën nga autobusi për t’ju drejtuar terminalit të Rinasit. Grupi I lojtarëve është i plotë, madje reja nga 23 lojtarë ka marrë me vetë 25 për të qenë i mbuluar në të gjithë repartet.

Tv Klan