Kombëtarja po vijon përgatitjet para ndeshjes së 15 Qershorit me Italinë në Dortmund.

Kuqezinjtë në këto momente po zhvillojnë seancën e vetme të parashikuar për ditën e sotme në qendrën sportive Kasierau. Asnjë prej tyre nuk ka probleme fizike.

Pritet që rreth orës 14:30 një nga futbollistët të dalë në konferencën e përditshme.

Përballja me Italinë që do të transmetohet në Klan ashtu si i gjithë aktiviteti është tepër e rëndësishme, pasi është e para në finalet e Euro 2024.

Tv Klan