Shqipëria do të luajë nesër sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026, atë me Andorrën në Tiranë.

Trajneri Sylvinho do të dalë para gazetarëve në orën 16:45 ku pritet të zbulojë mënyrën se si do të luajnë Kuqezinjtë, ndërsa 45 minuta më vonë ekipi do të zhvillojë seancën zyrtare në Arenën Kombëtare. Te lojtarët e grumbulluar po monitorohet gjendja e portierit Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua në takimin e së premtes me Anglinë në Londër.

Stafi mjekësor ka shpresa që do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës. Takimi Shqipëri-Andorrë do të luhet nesër në orën 20:45 ku kërkohen 3 pikët pas humbjes 2-0 në fushën e Anglisë. Pas një humbje 1 – 0 vjen edhe kundërshtari që u mund nga Letoania të premten.

Kjo ndeshje do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan