Kombinat Show është një program nga Enkel Demi, i cili transmetohet çdo të premte në orën 20:30 në Tv Klan.

Tema e mbrëmjes ka të bëje me shëruesit, metafizikën, por dhe rolin e fesë. Të ftuarit janë:

Eleonora Bregu, përfaqësuese e misionit shenjtëror “Eleonor”.

Bleona Qerreti, këngëtare.

Ilir Babaramo, kryeredaktor i Televizionit Vizion +.

Sami Matoshi, iluzionist dhe mjek popullor.

Lefter Sinani, mjek psikiatër.

Elemner Ajdenlli, regjisor, shkrimtar dhe shërbyer në misionin e shenjtë “Eleonor”.

Kujtim Nelaj, biokimist dhe shpikës i cigareve që shëron kancerin.

Nazim Shtino, mjek psikiatër, autor i librave që kanë lidhje me sëmundjet mendore.

Bleona Qerreti prezanton këngën më të re të albumit të saj./tvklan.al