Kombinat Show është një program nga Enkel Demi, i cili transmetohet çdo të premte në orën 20:30 në Tv Klan.

Tradita e Cirkut të Tiranës duket sikur është humbur dhe kjo gjë shihet mjaft qartë sepse asnjë nga insitucionet kulturore nuk po bën aq sa duhet për t’a risjellë dhe një herë cadrën e famshme të cirkut. Kjo është tema e natës së sotme. Të ftuar janë:

Telat Agolli, themelues i cirkut të Tiranës.

Kujtim Dumi, drejtor i Cirkut të Tiranës.

Monika dhe Kristela Trungu, këngëtare të këngës popullore.

Pavli Sallata, udhëheqës artistik i Cirkut të Tiranës.

Hamdi Petrela, akrobat.

Tahir Baçova, zbutës i kafshëve të cirkut.

Performanca te ndryshme nga akrobatë të cirkut./tvklan.al