Grupet e verifikimit vijojnë punën në terren

Një tjetër pallat pesëkatësh me 40 hyrje është shpallur i pabanueshëm pas isnpektimeve në terren në njësinë administrative nr 6 në zonën e Kombinat duke e çuar në dy nr e ndërtesave me rrezikshmëri të lartë në këtë zonë. Por pavarësisht këtij urdhri ka nga ata banorë që refuzojnë të dalin jashtë nga banesat e tyre.

Të tjerë qytetarë, familjarët e të cilëve mbetën të lënduar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit e kanë braktisur me kohë.

Zona e Kombinatit rezulton edhe më e prekura nga tërmeti apokaliptik i të martës, ku dëmët janë mëse të dukshme.

Krahas pallateve ka edhe shtëpi private të shkatërruara plotësisht.

“Kjo duhet shembur komplet”, shprehet administratori i pallatit.

Kësaj kërkese i bashkohet edhe pronari i kësaj ndërtese,të cilit iu rrënua mundi i tërë jetës së tij.

Ekipet në terren po evidentojnë rast pas rasti por kërcënues për jetët e njerëzve nga verifikimet rezultojnë sheshpushimet e dëmtuara ku qytetarët kanë vendosur depozitat e ujit, nga pesha e të cilat rrezikon edhe shembja e godinave.

Në zonën e Kombinatit grupet e punës kanë shpallur të pabanueshme 4 pallate.

Tv Klan