Fustanet, teminat dhe bluzat transparente, tendenca kryesore e sezonit të pranverës

Edhe pse pandemia e Covid 19  vijon që të mbajë të pezulluara një pjesë të madhe të shfaqjeve të modës, kjo nuk i ka ndaluar stilistët që të sugjerojnë tendencat për sezonin e ardhshëm.

Sigurisht ardhja e pranverës nënkupton ngjyra të ndezura, fustane me lule, veshje më elegante por duke mos lënë pas as ato sportive.

Në pranverën e vitit 2021, veshjet në një stil transparent do të jenë tendenca kryesore. Stilet e rrobave të tilla mund të jenë shumë të ndryshme, nga fustanet e shkurtër e deri tek bluzat. Pika kryesore e shumë koleksioneve janë edhe veshjet me dantella.

Gjithashtu veshjet me elementë kafshësh si zebër, gjapër do të jenë sërish pjesë e këtij sezoni. Teminat rikthehen edhe këtë vit të cilat në 2019  ndriçuan pasarelat.

Ato dhe jo më pak të rëndësishmet janë xhinset që nuk dalin kurrë nga moda.  Mund të kombinohen me këpucë me takë, atlete si dhe me shumë aksesorë madje edhe me bluza apo këmisha shumëngjyrëshe.

Klan News