Kombinimi i pazakontë që i jep shkëlqim fytyrës


Kombinimi i pazakontë që i jep shkëlqim fytyrës

15:27 07/08/2020

Uji i ftohtë ose akulli konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për kujdesin e lëkurës. Ai i jep asaj shkëlqim, largon problemet me rrudhat dhe parandalon plakjen e parakohshme.

Ekspertët këshillojnë një kombinim që mund të duket disi i pazakontë, por që sjell mjaft përfitime për lëkurën. Kombinimi i luleshtryshes, mjaltit dhe akullit konsiderohet si mjaft efektiv për eleminimin e problemeve me lëkurën.

Pritini tre luleshtrydhe në feta të hollë. Mbushini një enë me akull dhe vendosni fetat e luleshtydheve në të, sipër tyre shtoni mjaltë. Lërini në ngrirje për disa orë. Më pas mund të nxirrni pak nga masa e krijuar dhe të pastroni me të fytyrën. Mund ta bëni këtë gjë për çdo ditë dhe menjëherë do të ndieni ndryshimin.

Luleshtrydhet ndihmojnë në largimin e vajit të tepërt nga lëkura dhe gjithashtu ushqejnë dhe rigjallërojnë lëkurën tuaj. Për më tepër, luleshtrydhet përmbajnë antioksidantë që mund të mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe parandalojnë plakjen e lëkurës. Edhe mjalti është i shkëlqyeshëm për ata që kanë lëkurë të ndjeshme, pasi funksionon si për lëkurën e thatë ashtu edhe për atë të yndyrshme./tvklan.al




Të ngjashme