Publiku mbush sallën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, vepra pritet me duartrokitje

“Budallenjtë” e dramaturgut amerikan Neil Simon çeli sezonin teatror në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Komedia sjell qëndrimin therës ndaj raporteve të pushtetit dhe metodave djallëzore për nënshtrimin e shtetasve të vet.

Risi ishte pjesëmarrja e aktorëve të rinj ndërsa komedia foli me gjuhën e 12 personazheve. Shfaqja u ndoq me interes nga publiku vlonjat. Salla e Petro Markos u mbush si rrallëherë nga artdashësit  ndërsa nuk munguan duartrokitjet.

Komedia Budallenjtë do të shfaqet edhe të dielën në Vlorë.

Tv Klan