“Më është nxjerrë fjala nga konteksti”

Në vend që të kërkojë ndjesë për mashtrimin, Ardi Veliu thotë se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti, duke mashtruar kështu dy herë.

Në një deklaratë të bërë nga kreu i uniformave blu, ai thotë se po komunikonte hapur me deputetët, një shqetësim, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit duke kërkuar ndjesë nëse është krijuar një keqkuptim.

Por të paktën sot askush nuk u mor me Policinë e Shtetit si organizatë, por personalisht me vetë Drejtorin e Përgjithshëm.

Meqë Veliu pretendon se fjala i është nxjerrë nga konteksti, më poshtë gjeni videon ku tregohet se çfarë ka thënë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Tv Klan