Kometa Atlas në Prill pranë Tokës

Kometa Atlas në Prill pranë Tokës

12:30 23/03/2020

Kometa Atlas fotografohet teksa përshkon dy galaktikat M81 dhe M82. Foto është realizuar nga astrofotografi italian, Rolando Ligustri, natën e 18 Marsit.

Kjo kometë, ndër më të ndritshmet të vëzhguara gjatë viteve të fundit, u zbulua në 28 dhjetorin e vitit të kaluar dhe parashikohet se në 31 maj 2020 ajo do të kalojë në orbitën e Mërkurit, duke u pozicionuar edhe në distancën minimale nga Dielli, që përllogaritet të jetë rreth 39 milionë kilometra.

Nuk ka asnjë rrezik që C/2019 Y4 Atlas të afrohet me Tokën, pasi trajektorja e drejtimi i saj është shumë larg nesh.

Ndërkohë që sipas parashikimeve optimiste, mendohet se në rrugën e saj në afrimin drejt yllit tonë, kometa do të rrisë akoma më tepër shkëlqimin e saj dhe në fund të muajit Prill ndoshta mund të arrihet të dallohet edhe me sy të lirë.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi