Selim Çerpja ka denoncuar në “Stop”, se ka që në vitin 2017, që përmes dy vendimeve të formës së prerë dhe një urdhri ekzekutimi nga Prokurori, duhet t’i kthejnë armën e gjahut, por kjo nuk ka ndodhur. Armën ia ka bllokuar Komisariati i Kamzës në vitin 2015.

Çerpja thotë, se i nxjerrin si pretekst nga komisariati, faktin se i është hequr leja e gjahut nga komisioni. Pas këtij denoncimi emisioni “Stop” i është drejtuar komisariatit të Kamzës, por përgjigja që merret është që nuk kanë një urdhër nga eprorët e tyre dhe nuk njohin vendimin e gjykatës.

Gazetari: Si je? Si ia kalove?

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Gjovalin Deda!

Gazetari: Genci, televizioni Klan, emisioni “STOP”. Po interesohem për rastin e zotërisë. Ka dy vendime gjyqësore dhe një urdhër ekzekutimi nga prokuroria. Pse s’i kthehet arma e gjuetisë? Sepse është pasuri e tij, e kupton? Sikur dhe një lek, një lek, s’ka të drejtë askush, t’ia mbajë!

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Tani nuk e merr, arsyeja..

Gazetari: Pse?

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Të ta sqarojë, arsyeja e këtij është kjo, ja kam shpjeguar, prokurori i kthehet, se është mall i tij, e merr, por jo këtij, se këtij ia ka heq Drejtoria e Tiranës, i ka heq lejen e armës, ka një komision në Drejtori të Qarkut Tiranë.

Gazetari: E kuptoj!

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Si armë e kam unë, e ka pa, e ka në gjendje të mirë, siç e kanë prurë, e kam aty..

Gazetari: Po është pasuri e tij..

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Unë nuk mund t’ia jap dot po s’ma zhbllokoi policia gjyqësore. Unë jam më i vogli në radhë, unë jam magazinieri d.m.th..

Gazetari: Po je oficer zotëri, është urdhër prokurorie.

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Jam dakord, por ky të lidh me policinë gjyqësore.

Gazetari: Jo, jo, prokuroria është shumë më e rëndësishme.

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Te arma, po i pat gjet një fije floku, që janë dëmtuar armës, e marr përsipër.

Gazetari: Oficeri i policisë gjyqësore është më i vogël në hierarki, nga gjykata dhe nga prokuroria. Më kupton?

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Nuk e merr ky person.

Gazetari: Pse?

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Ky do  t’ia shesë dikujt tjetër, nuk e merr, se i kanë heq letrat…

Gazetari: Jepjani ju, se ça bën ai, e djeg, e shet, e bën, n.q.s e kapni me shkelje…

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Mua të ma japë policia gjyqësore me letër, ia jap me sekonda.

Gazetari: O zotëri, e ke nga prokuroria, more zotëri!

Punonjësi i magazinës Komisariati Kamëz: Unë jam më i vogli në radhë, nuk mundem..a më pyete, unë po të tregoj..

Gazetari: Po jo pra, dhe oficeri i policisë gjyqësore është më i vogël se prokuroria  apo se gjykata

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Unë nuk nxjerr asnjë armë pa urdhër. Kam ca shefa dhe unë atje, pa urdhër  të atyre, nuk nxjerr armë, me firmë me vulë, se ia bashkëngjis dhe i çoj në drejtori.

Gazetari: Po ja ku e keni, ekzekutojeni thotë!

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: O ti, fol pra me shefat!

Gazetari: Po kemi fol pra, po s’po i japin zgjidhje, se s’është…

Punonjësi i magazinës, Komisariati Kamëz: Zgjidhja kjo është pra, e vetmja është kjo, në Drejtori të Qarkut Tiranë, te komisioni, kryetari i komisionit quhet x…., sesi e ka ai, vetëm ai…

Pas kësaj përgjigjet refuzuese, nëpërmjet kamerës së fshehtë Selim Çerpja takon shefin e komisariatit Kamëz, të cilin e pyet, se pse ka që nga 2017-ta, që nuk i kthehet arma e gjahut. Ky i fundit përgjigjet, se nuk e njeh gjykatën, por urdhrin e komisionit, që i hoqi lejen.

Denoncuesi: Përshëndetje, shef mirë?

Shefi i Komisariatit Kamëz: Mirë!

Denoncuesi: Tani erdha për një përgjigje përfundimtare, se të kam ardhur nja dy herë, besoj, se të kujtohet. Nga atë ditë, ke kërkuar në instanca të tjera, unë dua ta kërkoj punën e armës, sepse më ke thënë ecim në një bazë, përveç të drejtave morale e njerëzore.

Shefi i Komisariatit Kamëz: Nga unë çfarë kërkon?

Denoncuesi: Unë kam një bazë ligjore, që e kërkoj këtu.

Shefi Komisariatit Kamëz: Po mirë, bëji kërkesë komisariatit dhe të të kthejë përgjigje zyrtarisht, ta jep, s’ta jep.

Denoncuesi: Këtë e di unë, ta jep, s’ta jep, kjo do të thotë mos të zbatosh ligjet e gjykatës dhe prokurorisë.

Shefi i Komisariatit Kamëz: Tani ça të them unë?! Ti vjen me një letër, me një vendim këtu, zyrtarisht këtu s’ka ardhur.

Denoncuesi: Jo gjersa është, ka ardhur.

Shefi i Komisariatit Kamëz: Ka ardhur?

Denoncuesi: Po!

Shefi i Komisariatit Kamëz: Po mirë…

Denoncuesi: Ka kohë, që ka ardhur.

Shefi i Komisariatit Kamëz: Po ka kohë, oficeri, që duhet ta japi, unë nuk jap leje, as nuk i them njeriu jepi armën zotërisë. Oficeri, që ashtu… mendon, që nuk të takon, sepse ti ke qenë i dënuar, apo jo?

Denoncuesi: Tani këto i gjykon gjykata dhe prokuroria.

Shefi i Komisariatit Kamëz: Gjykatës nuk i tako fare, sepse  lejen ta jep policia, s’ta jep gjykata. Dakord? Lejen ta heq policia, s’ta heq gjykata. Tani, ça të të them unë tjetër?! Unë jam shef komisariati, nuk jam oficeri, që ashtu…

Denoncuesi: Mirë!

Shefi i Komisariatit Kamëz: Tani të lutem bëj një kërkesë zyrtare dhe ne te kthejmë përgjigje zyrtarisht, për këtë arsye nuk të jepet arma! Ti, mbas asaj përgjigje, që ne të japim, mund të ankohesh, ka shërbim punëtorësh të brendshëm, që na heto neve, për veprimet janë të ligjshëm, s’janë të ligjshëm, për veprimet, që kam bo, ka një gjykatë. Çfarë të them unë tani?!

Pas këtij ngërçi, emisioni “Stop” iu drejtua SHCBA-së, institucionit, që kontrollon policinë, për të zgjidhur rastin zotit Selim Çerpja.

Punonjësja e SHCBA-së tha se për këtë rast mund të japin informacion vetëm pas dhjetë ditësh nëse bëhet kërkesë me shkrim, pasi nuk mund të tregonin asnjë më shumë në intervistë televizive./tvklan.al