Pelosi: Dhoma e Përfaqësuesve do të japë fonde shtesë për të rritur sigurinë

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi ka bërë me dije se Kongresi Amerikan do të krijojë një komision të pavarur, si ai për 11 Shtatorin për të hetuar rebelimin e dhunshëm që ndodhi në Capitol më 6 Janar.

Pelosi deklaroi se komisioni do të hetojë dhe raportojë mbi faktet dhe shkaqet në lidhje me sulmin nga terrorizmi i brendshëm i 6 Janarit mbi kompleksin e Capitol dhe në lidhje me pengimin në transferimin paqësor të pushtetit nga republikanët tek demokratët, u shpreh ndër të tjera kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve. 

Në një letër drejtuar kolegëve demokratë, Pelosi shprehej se Dhoma e përfaqësuesve do të japë fonde shtesë për të rritur sigurinë në Capitol. Pas votimit kundër fajësimit të ish-Presidentit Donald Trump në gjyqin e dytë ndaj tij, mbi akuzën për nxitjen e rebelimit, duket se po rritet mbështetja dypartiake për një komision të pavarur për të shqyrtuar sulmin vdekjeprurës.

Më tej në letër, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve tha se “është e qartë nga gjetjet e tij dhe nga gjyqi se duhet të zbulojë të vërtetën për atë që ndodhi. Ligjvënësit nga të dyja palët sinjalizuan se gjasat ishin që do të kishte edhe hetime të tjera.

Vendimi i Senatit të shtunën, me rezultatin 57-43, 10 vota më pak se dy të tretat e nevojshme për të shpallur ish-presidentin Trump fajtor, nuk duket se e ka ndërprerë debatin në lidhje me përgjegjësinë e tij për sulmin e 6 Janarit.

Klan News