Kuvendi do të monitorojë procesin e shpërndarjes së fondeve

Kuvendi ka vendosur të krijojë një komision të posaçëm i cili do të mbikëqyrë shpërndarjen e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist.

Nisma është propozuar nga 9 deputetë të opozitës parlamentare, ndërsa kryesimin do ta mbajë mazhoranca me deputeten Senida Mesi.

Struktura do të monitorojë procesin dhënies së dëmshpërblimit dhe eleminimin e vonesave për këtë kategori, të cilat kanë zgjatur prej më shumë se dy dekadash.

Për këtë vit buxheti i shtetit parashikon një fond prej 10 milionë Dollarësh për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, 20% më pak se buxheti i destinuar për këtë kategori në 2019-n.

Deri në fund të muajit Maj Ministria e Financave ka shpërndarë 4.45 milionë Dollarë, 370 mijë Dollarë më pak se plani për këtë periudhë.

Tv Klan