Komisione të lëvizshme për votimin e të infektuarve me Covid



Komisione të lëvizshme për votimin e të infektuarve me Covid

15:11 09/02/2021

KQZ: Kemi krijuar 104 grupe që do jenë në terren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhojë 104 ekipe mobile të cilat do të shkojnë në shtëpitë dhe banesat e qytetarëve me të drejtë vote, të cilët për shkak se janë të prekur nga Covid-19 nuk do të mundet të shkojnë në vendvotimin e tyre.

Secili ekip do të përbëhet nga 4 anëtarë, tre prej të cilëve janë përfaqësues të subjekteve politike, ndërsa anëtari i katërt do të jetë zyrtar shëndetësor.

Numri i përgjithshëm i personave që përbëjnë ekipet mobile janë 416, të cilët gjatë ditës së zgjedhjeve do të angazhohen vetëm për realizimin e votimit për këtë kategori të votuesve.

Këta qytetarë do të kontaktohen përmes telefonit për t’iu treguar lidhur me shërbimin që e ofron KQZ-ja dhe pastaj është në vullnetin e tyre për të marrë pjesë në votim përmes ekipeve mobile.

 “Jemi duke pranuar listat zyrtare nga ana e tyre dhe qytetarët të cilët kanë të drejtë vote po i kontaktojmë përmes telefonit dhe po u bëjmë të ditur për shërbimin që ofron KQZ-ja, pra për t’iu mundësuar votimin atyre përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre”.

Aktualisht në Kosovë janë mbi 6800 raste me Covid 19.

Tv Klan







Të ngjashme