BE pritet të prezantojë së shpejti reforma gjithëpërfshirëse në përpjekje për të ndaluar  rënien e numrit të fermave të vogla blegtorale.

Janusz Wojciechowski, komisioneri i BE-së për bujqësinë, në një intervistë për britaniken ‘The Guardian’ u shpreh: “Synimi im është që procesi  i zhdukjes së fermave të vogla duhet të marrë fund . Sektori evropian i ushqimit në të kaluarën bazohej në ferma të vogla, dhe duhet të jetë po kështu edhe në të ardhmen. ”

Ai theksoi gjithashtu se nga këto reforma do të fillojnë të ndjejnë përfitimet e para konsumatorët evropianë.

Masat e reja  priten të  inkurajojnë  fermerët të lënë më shumë hapësirë ​​për jetën e egër, për të miratuar standarde organike për bagëtinë,si dhe për të përdorur më pak pleh kimik dhe pesticide.

Për shkak të politikave të dikurshme numri i përgjithshëm i të gjitha llojeve të fermave në BE ra nga 14.5 milion në 10.3 milion.  Ndërsa politikat e reja mund të kthen në fermat e vogla ne te gjithë këto vende.

Klan News