“Celibashi shkeli Kushtetutën duke zëvendësuar Kason”

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD deklaron se Komisioneri Shtetëror për Zgjedhje, Ilirjan Celibashi shkeli Kushtetutën duke pranuar zëvendësimin e përfaqësuesit ligjor të PD në KQZ Ivi Kaso me Indrit Sefën që mban postin e sekretarit për çështjet ligjore në PD.

Në reagimin e Komisionit të Rithemelimit Celibashi akuzohet se është përdorur nga kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 Mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj”, thnuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit.

Tv Klan