Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy gjobat me shumën 750 mijë lekë të vendosura nga KQZ ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.

Vetë krybashkiaku Veliaj në një intervistë ekskluzive për televizionin kombëtar Klan News tha se puna e tij nuk do ndalet për të strehuar të gjithë ata që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të.

“Unë e kam të detyruar me ligj që të informoj publikun mbi progresin e këtyre punëve, sidomos kur bëhet fjalë për çatinë mbi kokë. Ne momentalisht kemi rreth 800 kantierë, kemi kantierë masiv, siç është i 5 Majit dhe i Kombinatit.

Ndërkohë që disa, kantierë janë më të vegjël, nesër ne do të vazhdojmë prapë me shtëpitë në Farkë. Duhet ta vësh veten në pozitën e dikujt që sot është në një konteiner.

Po të ishim ne të dy në konteinerë, të dy do thonim në djall fushata, kur do të bëhet shtëpia ime dhe më sillni letrat e shtëpisë sepse s’dua t’ia di për politikë sa dua t’ia di për strehimin e fëmijëve të mijë”, u shpreh Veliaj.

Kujtojmë se KQZ vendosi pak ditë më parë dy gjoba ndaj Erion Veliajt me argumentin se kishte shkelur rregullat në zhvillimin e aktiviteteve elektorale pasi ankesës së LSI-së.

LSI-së e akuzoi Veliajn se kishte shpërfillur parimin e armëve të barabarta që subjektet politike duhet të kenë 4 muaj para datës së zgjedhjeve.

Klan News