Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar futbollistët e rinj që u përfshinë në një sherr pas ndeshjes së kampionatit të 17-vjeçarëve mes Vllaznisë dhe Djelmnisë Shkodrane.

“Lojtari i FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, Ledion Vitaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, Ermal Docaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, Demetrio Gjerga, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Vllaznia U-17, Eskid Lumci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Vllaznia U-17, Aron Jukaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.”

Ndëshkime janë marrë edhe për skuadrat e kampionatit.

“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë”.

Lexoni duke klikuar këtu të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës./tvklan.al