Komisioni i Ekonomisë rrëzon 4 dekretet e Presidentit Meta

Komisioni i Ekonomisë rrëzon 4 dekretet e Presidentit Meta

12:02 03/09/2019

Ahmetaj: Pretendimet e kreut të shtetit nuk qëndrojnë

Katër dekretet e Presidentit Ilir Meta që u kthyen për rishqyrtim në Kuvend; ligji për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare, ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat si dhe dy kontratat koncesionare për ndërtimin e akseve Dukat – Orikum dhe Milot – Balldre, u rrëzuan nga mazhoranca, ndërsa opozita e re votoi pro tyre.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se argumentet e Presidentit që nismat ligjore dëmtojnë interesin publik, nuk qëndrojnë pasi është kompetencë e qeverisë që të ndërtojë rrugë për qytetarët dhe të zgjedhë mekanizimin se si do të ndërtohen ato. Në rastin e PPP-ve, Ahmetaj tha se shqiptarët pëfitojnë një rrugë sot, e cila mund të realizohej me paratë e buxhetit të shtetit pas 13 viteve.

Por përfaqësuesi i Presidentit tha se Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me interesimin e këtij institucioni për kostot e rrugëve dhe alternativave, se cili variant do të ishte më i leverdisshëm, ai me fonde publike apo me fonde private.

Raporti i Komisionit të Ekonomisë për rrëzimin e dekreteve të Presidentit Meta do të hidhet për votim në seancë plenare.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi