Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar nenin që miratoi ditën e hënë Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, për të ngrirë vetëm dy vjet e gjysmë ofertat e pakërkuara në Ligjin për Koncesionet. Deputetët e mazhorancës këtë herë mbështetën variantin e qeverisë.

Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave lanë sërish në fuqi variantin e Këshillit të Ministrave, duke eliminuar njëherë e mirë ofertat e pakërkuara për kontrata koncesionare dhe në partneritet me privatin. Të vetmet fusha që do të lejohen ofertat e pakërkuara janë energjia, nafta, gazi dhe portet e aeroportet.

Një ditë më parë shumica e deputetëve të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese votoi propozimin e deputetit Ilir Beqja për të ngrirë ofertat e pakërkuara vetëm për 2 vjet e gjysmë dhe më pas ato të lejoheshin sërish.

Tv Klan