Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Incidentet në kufirin Maqedonas – Shqiptar rrezikojn marrëdhëniet dy palëshe. Në komisionin e jashtëm parlamentar, sot ministri Milo ka fajsuar ministrinë e Rendit, për kalimet ilegale të shtetasve shqiptar drejt kufirit maqedonas. Është propozuar aksion dypalësh për të verifikuar rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasjet e shtetasve shqiptar në kufirin maqedonas.

Që nga vera e vitit ’99 vrasjet në kufirin maqedonas janë minimizuar. Në lidhje  më marrdheniet me Maqedoninë nënkryetarja e komisionit të jashtëm Arta Dade u shpreh:

Arta Dade:- “U propozua që të krijohet një komision dhe të fillojnë hetimet, në çfarë rrethanash e kushtesh shtetasit shqiptarë kanë humbur jetën. Ka raste që ata I kalojnë dhe në mënyrë ilegale kufirin pork a rastë që bëhet një propagandë shumë e madhe që vrasjet janë të dënushme por mirë është që këto të hetohen”.

Komisioni i jashtëm parlamentar ka kërkuar nga kabineti Meta që në bashkëpunim me qeverinë maqedonase kalimi legal i shtetasve shqiptar në Maqedoni./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame