Incidenti i fundit mes UÇK-së dhe Ushtrisë Serbe me marrjen peng të tetë serbëve dhe provokacionet e fundit në kufijtë tanë veriorë, kanë shkaktuar reagimin e Komisionit të Jashtëm Parlamentar. Në takimin e sotëm me kryetarin e Lëvizjes Demokratike të Kosovës Rexhep Qosja dhe anëtarin e kryesisë së kësaj levizje Hydajet Hyseni është kërkuar unifikimi i faktorit shqiptar dhe ndërhyrja e menjëhershme e Bashkësisë Ndërkombëtare për parandalimin e zgjerimit të konfliktit./tvklan.al